FIFA ndalon vuvuzelat, debat i fortë edhe për shishet e ujit në ndeshjet e Botërorit

FIFA ndalon vuvuzelat, debat i fortë edhe për shishet e ujit në ndeshjet e Botërorit

Adriatik BALLA Me afrimin e Botërorit duket se FIFA është kujdesur në detaje edhe për gjërat më të vogla. Kështu, tifozët që kërkojnë të festojnë në ndeshjet e Kupës së Botës në futboll duhet të bëjnë këtë pa përdorur vuvuzelat e famshme. Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), që është organizatore e Botërorit, ka ndaluar “brirët” plastikë në stadiumet e Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Vuvuzelat ndalohen sipas kodit të FIFA-s për sjellje në stadiume. Vuvuzelat, që janë mjete të zhurmshme nga plastika, janë elemente kryesore të ndeshjeve të futbollit në Afrikën e Jugut. Ato pushtuan botën gjatë Kupës së Botës 2010 që ishte zhvilluar në Afrikë të Jugut. Por po ashtu janë kritikuar për tingullin monoton, i cili shpesh krahasohet me një tufë bletësh....