FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit
Kupa e Botës 2026 do të sjellë një risi historike. Për herë të parë, përveç trofeut dhe medaljeve tradicionale, futbollistët e kombëtares kampione do të shpërblehen edhe me unaza kampioni, sipas modelit të sporteve amerikane si NBA. FIFA do të prodhojë gjithsej 2.026 unaza. Vetëm 30 prej tyre do t’u dorëzohen lojtarëve dhe stafit të ekipit fitues, ndërsa pjesa tjetër do të hidhet në treg si edicion koleksionues për tifozët. Unazat do të jenë të personalizuara me stemën e kombëtares fituese dhe trofeun e Kupës së Botës, të punuara me materiale të çmuara dhe me një vlerë që pritet të arrijë deri në 130 mijë euro secila. Nisma e FIFA-s ka ngjallur reagime të ndryshme. Një pjesë e tifozëve e konsiderojnë një mënyrë moderne për...
Burimi:
gijotina.com