FIFA “fshehu” pamjet, shpërthen ish-lojtari anglez: Qesharake, kjo është diktaturë

FIFA “fshehu” pamjet, shpërthen ish-lojtari anglez: Qesharake, kjo është diktaturë

Penalltia e Zvicrës kundër Katarit u pasua me polemika. Kjo për faktin se dyshohej se Frojleri gjendej në një pozicion jashtë loje. Por arbitri vendosi ndryshe dhe pamjet e nuk u shfaqën në transmetim. Kjo bëri që të ndizeshin edhe më tepër dyshimet. Geri Nevil, pjesë e panelit të “ITV”-së, kërkoi transparencë nga FIFA, të cilën e quajti një diktaturë. “Pozicion jashtë loje. Ne të gjithë mendojmë se ishte pozicion jashtë loje. Të gjithë në shtëpi mendojnë kështu. FIFA është transmetuesi zyrtar dhe ka teknologjinë gjysmë-automatike që mund të na e tregojë. Pse FIFA nuk na e tregon këtë informacion kur ka kaq shumë mosbesim ndaj tyre? Kjo është një diktaturë. Ideja e mbajtjes së këtyre të dhënave të fshehura dhe mostregimit të tyre te...