FIFA cakton gjyqtarin e finales së Botërorit 2026
Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Pak ditë para duelit që do të zhvillohet të dielën në stadiumin “MetLife” të New Jersey-t, FIFA ka zbuluar edhe emrin e arbitrit që do të vendosë drejtësinë në sfidën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror. Për të drejtuar ndeshjen më të rëndësishme të turneut është përzgjedhur arbitri slloven Slavko Vincic, një nga emrat më me përvojë të futbollit evropian. Asistentët e tij do të jenë bashkëkombësit Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, ndërsa arbitër i katërt është caktuar jordanezi Adham Makhadmeh. Vincic, 46 vjeç, ka arbitruar tre ndeshje gjatë këtij Botërori. Ai ishte gjyqtar në barazimin 1-1 mes Brazilit dhe Marokut, në fitoren 2-1 të Algjerisë ndaj...
Burimi:
ntv.al