Ferrari rinovon kontratën me Leclerc: Jam shumë i lumtur, botërori nuk është vendosur ende, çdo gjë mund të ndodhë në Montekarlo
Charles Leclerc do të jetë pilot i Ferrari për shumë vite të tjera. Ekipi i Maranello njoftoi lajmin, duke zyrtarizuar zgjatjen disavjeçare të kontratës me kampionin monegask: “Scuderia Ferrari njofton rinovimin e marrëveshjes së saj me Charles Leclerc, i cili do të vazhdojë të veshë ngjyrat e ekipit në sezonet e ardhshme të Kampionatit Botëror të Formula 1.” “Nuk mund të jem më i lumtur“, tha kampioni monegask. Për Charles Leclerc, gara e Monako në Formula 1 përfaqëson një ngjarje që nuk duhet humbur, pasi garon në shtëpinë e tij. Ai synon të rikthejë “kokëkuqen” te fitorja pas një thatësire prej një vit e shtatë muaj, që nga fitorja e Carlos Sainz në Meksikë 2024. Leclerc reflekton mbi shanset e tij dhe të Ferrari për të...
Burimi:
telesport.al