Fernandes: Që kur erdhi Carrick, ne kemi qenë ndër më të mirët në Premier League

Fernandes: Që kur erdhi Carrick, ne kemi qenë ndër më të mirët në Premier League

Manchester United kishte nevojë për një kthesë kur Michael Carrick zëvendësoi Ruben Amorim si trajner. Kjo deklaratë vjen nga kapiteni Bruno Fernandes, i cili e njeh mirë situatën aktuale që po kalonte skuadra. Falë ish-mesfushorit anglez, ata u kualifikuan për Champions League. Në janar, ata ishin në vendin e gjashtë në Premier League. Carrick ka arritur një marrëveshje dyvjeçare me United për të mbetur në krye të ekipit por ende mungon njoftimi zyrtar. Ndërkohë, Bruno Fernandes, pasi mori çmimin Futbollisti i Vitit të dhënë nga gazetarët e Premier, tha: “Kur u bë ndryshimi i trajnerëve, ne nuk ishim shumë larg objektivit që donim të arrinim këtë sezon, i cili ishte një përfundim në katër të parët”. “Megjithatë, klubi kishte nevojë për një ndryshim për disa...