“Faleminderit Zot”, Neymar me mesazh prekës pak para sfidës ndaj Marokut

“Faleminderit Zot”, Neymar me mesazh prekës pak para sfidës ndaj Marokut

13 Qershor 2026 21:33 Telesport Brazili luan sonte në mesnatë ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Marokut. Neymar do të mungojë në ndeshjen e parë për shkak dëmtimi. Sulmuesi mendohet të jetë i gatshëm për sfidën e dytë në grup, atë ndaj Haitit. Pavarësisht se është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në listën zyrtare të ekipit brazilian, Neymar ka marrë leje dhe do të gjendet në pankinë për të përkrahur moralisht shokët e tij. Pak para ndeshjes, Neymar ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet mirënjohës për këtë që po përjeton, pra pjesëmarrjen në Botëror, duke ditur gjithë kalvarin e ngjarjeve. “Faleminderit Zoti im… faleminderit që më lejove ta jetoj këtë edhe një herë”, shkruan Neymar.