Fakti/ Revolucion në Premier League, 9 klube me trajner të ri

Fakti/ Revolucion në Premier League, 9 klube me trajner të ri

Edicioni 2026/2027 i Premier Leagues nuk ka filluar ende, por tashmë ka bërë histori, shkruan BBC të martën. Nëntë klube do të fillojnë kampionatin me trajner të ri. Është numri më i madh i trajnerëve debutues në xhiron e parë të kampionatit elitar të Anglisë ndonjëherë. Ndryshimi ka përfshirë thuajse gjysmën e ligës. Liverpuli emëroi Andoni Iraolan, pasi Arne Slot u shkarkua. Manchester City vendosi për Enzo Mareskën pas dorëheqjes së Pep Guardiolës. Çelsi zgjodhi Ksabi Alonson. Burnemuthin e mori Marko Rosen pasi Iraolas i përfundoi kontrata. Oliver Glasner është punësuar te Notingham Foresti. Krystal Palace i besoi Pierre Sages. Alvaro Arbeloa erdhi në vend të Marco Silvas te Fulhami, ndërsa Ipsëish Toën emëroi Gary O’Neil si pasardhës të Kieran McKenna që dha dorëheqje. Matthias...