Europa dominon Kupën e Botës, tani UEFA duhet të kërkojë më shumë vende për botërorin 2030
Së shpejti do të mendojmë për vitin 2030. Por si mundet FIFA, me meritokracinë e saj, renditjen e saj që vendos gjithçka dhe respektin për vlerat, të paraqesë të njëjtën shpërndarje të vendeve në Kupën e Botës të ardhshme si në vitin 2026? Në Amerikë, tre nga katër gjysmëfinalistët, Franca, Spanja dhe Anglia, janë evropianë. Njëri është amerikanojugor, Argjentina. Pjesa tjetër e botës, në kulmin e turneut, zhduket si gjithmonë. Ndërkohë që, Kupa e Botës është gati të festojë njëqindvjetorin e saj: do ta bëjë këtë në edicionin e saj më ambicioz, të organizuar në vitin 2030 nga tre vende: Spanja, Portugalia dhe Maroku, me një prolog festiv në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai. Në vitin 2029, kualifikueset evropiane do të fillojnë me sistemin e ri...
Burimi:
telesport.al