Ertjan Kofsha realizon vetëm një provë në Europianin e peshëngritjes, renditet i gjashti në shtytje

Ertjan Kofsha realizon vetëm një provë në Europianin e peshëngritjes, renditet i gjashti në shtytje

25 Prill 2026 16:25 Telesport Në Batumi të Gjeorgjisë ka vijuar Europiani i peshëngritjes për të rritur për Shqipërinë me shtangistin Ertjan Kofsha. Ai garoi në baterinë A të peshës 94kg. Një paraqitje jo fort pozitive e shtangistit të ri shqiptar, që realizoi vetëm 1 nga 6 provat në dispozicion. Në stilin e shkëputjes ai nuk realizoi asnjë provë, duke mos dhënë rezultat as në dygarësh. Kofsha e nisi garë me 164kg, por pa sukses, duke dështuar më pas të ngrejë edhe 165kg e në fund 166kg. Megjithatë, ai e vijon garën me stilin e shtytjes. Në provën e parë ai realizon me sukses 194kg, por më pas dështon dy herë të ngrejë 198kg, duke e mbyllur këtë stil në vendin e gjashtë.