Ermal Hadribeaj fitore të madhe ndaj francezit Samake, i hapet rruga për titull botëror
Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj regjistroi mbrëmjen e së shtunës një prej fitoreve më të mëdha të karrierës së tij. Në sallën sportive të Oberhausenit në Gjermani, ai mposhti me vendim unanim të gjyqtarisë, boksierin francez Bakari Samake, pas një dueli prej 12 raundesh. Ishte një ndeshje me nivel të lartë e “Snajperit” shqiptar, i cili përballë një boksieri me përvojë dhe me forcë të madhe si Samake, ia doli të fitojë terren në ring dhe ta mposhtë kundërshtarin nga ana psikologjike, duke shënuar një fitore me shumë peshë për të ardhmen e karrierës së tij në sportin burrëror të boksit. Hadribeaj fitoi me pikë, në një duel që zhvillohej në kuadër të “WBC World Final Elimination Fight”, teksa triumfoi me pikë duke u afruar me...
Burimi:
sot.com.al