Eriksen është mirë, në dyshim nëse do të luajë sërish. Vjen reagimi zyrtar nga Danimarka (video)
7 Qershor 2026 20:52 Telesport Christian Eriksen frikëson sërish, pas kolapsit që pësoi në miqësoren mes Danimarkës dhe Ukrainës. Në një moment në pjesën e dytë, Eriksen preku gjoksin dhe u shtri pa ndjenja në fushë. SHIKOMOMENTIN Lojtarët ukrainas dhe danezë u mblodhën së bashku pasi Christian Eriksen doli nga fusha e lojës, pas ndërhyrjes direkte të stafit mjekësor. Pak më parë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Danimarka, ku mjeku i kombëtares daneze konfirmon se Eriksen është i vetëdijshëm. Për të kuptuar se çfarë ndodhi, do të kryehen nesër testet e nevojshme mjekësore. Ndoshta është ende herët për ta thënë, por kjo mund të rezultojë ndeshja e fundit për karrierën e Eriksen, i cili edhe pak vite më parë pësoi një gjë të ngjashme....
Burimi:
telesport.al