Enrique pyet menjëherë për rezultatin e Barça-Real Madrid, reagimi i tij ishte epik (video)
11 Maj 2026 10:13 Alfred Lleshi Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, pas ndeshjes së të dielës, ku fitoi ndaj Brest dhe iu afrua titullit të Ligue 1, u interesua menjëherë për “El Clasico” mes FC Barcelonës dhe Real Madridit. Ai pyeti menjëherë dikë: “Cili ishte rezultati në ndeshjen Barça-Real?” Më pas u informua se Barça kishte fituar 2-0. Sapo dëgjoi rezultatin, Enrique reagoi me gëzim të madh, duke thirrur “come on” dhe ngritur grushtin në ajër, duke treguar lidhjen e tij të fortë me Barcelonën. Ish-trajneri i katalanasve, që ka fituar gjithçka me klubin blaugrana, duket i lumtur që Barça po vazhdon suksesin nën drejtimin e Hansi Flick, teksa dje siguroi titullin e dytë radhazi në La Liga.
Burimi:
telesport.al