Eneo Bitri kthehet në Shqipëri, Arbër Hoxha vë në pikëpyetje Dinamon e Zagrebit

Eneo Bitri kthehet në Shqipëri, Arbër Hoxha vë në pikëpyetje Dinamon e Zagrebit

Adriatik BALLA Ka nisur lëvizja e disa lojtarëve shqiptarë në treg, edhe pse afati i transferimeve do edhe 10 ditë të hapet zyrtarisht. Një pjesë janë në kontakte dhe këtë e konfirmojnë mediat por edhe vetë klubet. Kështu, trajneri i Gallatasarait, Okan Buruk, ka folur personalisht në telefon me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi. “Zhvillime të papritura po ndodhin në lidhje me sulmin e Gallatasarait. Ndërsa vazhdojnë negociatat për kontratë me Mauro Ikardin, Gallatasarai ka kthyer vëmendjen nga Spanja. Ka informata se trajneri Okan Buruk ka folur personalisht në telefon me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, ish-lojtarin e tij nga koha kur ishte te Rizespori”, ka raportuar të mërkurën mediumi turk “TGRT”. Muriqi ka qenë nën urdhrat e Burukut te Rizespori. Muriqi ka shënuar 22 gola në...