Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Ëndrra Botëror dy “hapa” larg, shqiptarët “kryqëzojnë gishtat”, 2026 mund të jetë vit unik
2025 ishte një vit unik për Kombëtaren kuqezi, për krenarinë e shqiptarisë, një vit ku për herë të parë në histori prekëm fazën “play-off” të një Botërori, arritën të siguronim një vend në shortin e Botërorit, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, të gjithë ëndërrojnë që për herë të parë të jemi prezent në fazën finale të një Botërori. Kjo ëndërr e madhe kalon nga 2026, nga ky vit, ku në mars kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Poloninë dhe nëse kalojmë këtë pengesë, në finalen e “play-off” do të luajmë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi. Kjo do të ishte një kryevepër, një ëndërr që shqiptarët e presin prej afro një shekulli. Në futboll, në kohët e sotme asgjë nuk është e pamundur, për...