Elkann u premton tifozëve: Do të jetë një Juventus i fortë, besojmë tek uniteti klubi-lojtarë-tifozë

Elkann u premton tifozëve: Do të jetë një Juventus i fortë, besojmë tek uniteti klubi-lojtarë-tifozë

12 Maj 2026 11:53 Telesport John Elkann, CEO i Exor dhe një nga drejtuesit e Juventus, foli për mediat gjatë një eventi, ku u premtoi tifozëve bardhezinj një ekip të fortë në të ardhmen. “Ne duam të ndërtojmë një Juventus të fortë”, tha Elkann. Më tej, ai komentoi: “Ne kemi tashmë lojtarë që përfaqësojnë të ardhmen. Dhe kemi një trajner, Spalletti, i cili ka shumë përvojë. Pas këtyre viteve jashtëzakonisht të vështira është mundësia për të filluar nga një themel i fortë”. “Dhe, te Juventus ka një themel të fortë, që përfaqëson perspektivën më të mirë për ndërtimin e një ekipi me të gjitha karakteristikat që e kanë bërë gjithmonë Juven të suksesshme në Itali dhe Europë”, shtoi Elkann. “Forca jonë ka qenë gjithmonë uniteti...