Eliminimi nga Champions lë pasoja tek Atletico, mbojtësi dëmtohet e mbyll sezonin, rrezikon Botërorin
8 Maj 2026 10:54 Telesport Johnny Cardoso pësoi një ndrydhje serioze të kyçit të këmbës gjatë seancës stërvitore të Atletico Madrid pas ndeshjes së kthimit në Champions League, ndaj Arsenal. Mesfushori u detyrua të ndërpresë seancën stërvitore dhe të largohet nga fusha, duke treguar zhgënjim dhe shqetësim. Pasi iu nënshtrua testeve mjekësore, thuhet se dëmtimi është shkaktuar nga një goditje e fortë gjatë ndeshjes. Ky problem i ri fizik e ndërlikon më tej sezonin e numrit 5, i cili tashmë është prekur nga disa pushime të gjata për shkak dëmtimi, të cilat kanë kufizuar qëndrueshmërinë dhe performancën e tij. Situata është shqetësuese dhe ka gjasa që sezoni me fanellën “colchoneros” të jetë i mbyllur. Problem është prania e tij në kombëtaren amerikane, pasi është një...
Burimi:
telesport.al