Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

Humbja e Brazilit ndaj Norvegjisë i dha fund në mënyrë të papritur ëndrrës së miliona tifozëve brazilianë për sukses në Kupën e Botës. Pas eliminimit, shumë prej lojtarëve të “Seleçaos” reaguan me mesazhe emocionale në rrjetet sociale, por më pas secili prej tyre mori rrugë të ndryshme drejt destinacioneve të veta. Pas përfundimit të grumbullimit të dielën në mbrëmje, shumica e futbollistëve u larguan individualisht drejt vendeve ku do të kalojnë pushimet. I vetmi lojtar i ekipit që u kthye në Rio de Janeiro me avionin zyrtar të delegacionit ishte mbrojtësi Danilo. Futbollistët që aktivizohen në klubet evropiane kanë nisur pushimet e tyre më herët nga sa e kishin parashikuar, pas përfundimit të aventurës së Brazilit në turne. Ndërkohë, lojtarët që luajnë në kampionatin brazilian...