Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë
Elbasani triumfoi 3-0 ndaj Partizanit, në duelin e javës së 31-të në Superiore. Ndonëse luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 21-të, verdheblutë ia dolën të marrin 3 pikë të arta në luftën për titull. Ndeshja nisi e bukur dhe me raste nga të dyja ekipet. Emiljano Musta u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të, pasi ndali Sidibe, si lojtari i fundit. Në superioritet numerik, Partizani krijoi disa raste të mira për shënim, por nuk i konkretizoi si duhej. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta foli e gjitha për vendasit. Ze Gomes zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 56-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium. Fillimisht gjuajtja e sulmuesit u ndal nga Qirko,...
Burimi:
javanews.al