Abissnet Superiore: Fitore heroike e Elbasanit ndaj Partizanit. Më shumë se gjysmën e ndeshjes me një lojtar më pak

Abissnet Superiore: Fitore heroike e Elbasanit ndaj Partizanit. Më shumë se gjysmën e ndeshjes me një lojtar më pak

Ndeshja përmbyllëse e javës së 31-të në “Abissnet Superiore” mes Elbasanit dhe Partizanit është mbyllur 3-0 për verdheblutë, edhe pse ata kaluan më shumë se gjysmën e lojës, me një lojtar më pak. Momenti kryesor i pjesës së parë ishte në minutën e 18-të, ku kapiteni i vendasve Emiliano Musta u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas faullit ndaj Sidibe, që ishte lojtari i fundit. Përsa i përket rezultatit, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Pjesa e dytë nis më mirë për Elbasanin. Në minutën e 52-të, goditja e dënimit nga Karim Loukili ndalet me dorë nga sulmuesi i të kuqve Isgandarli. Godet Ze Gomes, pret Pano Qirko. Por, arbitri vendosë të ripërsëritet penalltia, për dalje para kohe të Qirkos. Në tentativën...