Elbasani mes polemikave të gjykimit dhe afrimeve, një prej afrikanëve mbërrin të enjten
Elbasani po kalon një periudhë jo të qetë, ku vëmendja nuk është përqendruar vetëm te fusha e lojës, por edhe te faktorë të tjerë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e skuadrës. Verdheblutë janë përballur me polemika të vazhdueshme në lidhje me arbitrimin, ndërsa paralelisht drejtuesit po punojnë në heshtje për të përforcuar ekipin gjatë merkatos dimërore. Nga njëra anë, vendimet e gjyqtarëve kanë qenë shpesh në qendër të diskutimeve, duke krijuar pakënaqësi dhe tension në kampin elbasanas. Nga ana tjetër, klubi ka zgjedhur të mos shpërqendrohet nga objektivat sportivë, duke u fokusuar te ndërtimi i një skuadre më konkurruese për vazhdimësinë e sezonit. ARBITRIMI – Elbasani nuk ka pasur marrëdhënie të mira me arbitrimin gjatë këtij sezoni, teksa në disa ndeshje verdheblutë janë ndier të...
Burimi:
gijotina.com