Elbasani-Egnatia, mësohen formacionet zyrtare. Verdhezinjtë për të bërë një hap drejt titullit, rrogozhinasit për të rihapur garën
Sonte luhet ndeshja e dytë për raundin e parë të “Final Four”, mes Elbasanit dhe Egnatias. Elbasani aktualisht mban vendin e parë me 31 pikë, njësoj sa Vllaznia. Egnatia renditet e treta me 28 pikë, Dinamo me 27 pikë. Në rast se Elbasani fiton sot, hedh një hap të madh drejt titullit kampion, pas humbjes së Vllaznisë dje ndaj Dinamos. Në rast se fiton Egnatia, atëherë rrogozhinasit rifuten në garë për titullin kampion, pasi do të barazonin me pikë dy rivalët kryesor. Dy trajnerët respektivë, Ivan Gvozdenoviç dhe Nevil Dede kanë vendosur të zbresin nga minuta e parë në fushë më këto formacione zyrtare: ELBASANI XI: Totoshi, Azemoviç, A. Kasa, Lila, Musta, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Boje, Diallo, Ze Gomesh EGNATIA XI: Tandilashvili, Alijev, Xhemajli, Poçi, Sota, Haime,...
Burimi:
telesport.al