Ekipi i njohur spanjoll rikthehet në La Liga, pas plot 14 vitesh

Ekipi i njohur spanjoll rikthehet në La Liga, pas plot 14 vitesh

16 Maj 2026 22:31 Telesport Racing Santander, një nga ekipet themeluese të La Ligës në Spanjë, kthehet në elitë pas një mungese 14-vjeçare. Fitorja e tyre e fundit 4-1 kundër Real Valladolid dhe humbja e Almerías kundër Las Palmas siguruan ngjitjen e tyre në La Liga, kur mbeten edhe dy javë nga fundi. Gara për t’u ngjitur në La Liga, ka qenë shumë e fortë këtë sezon dhe ekipi i dytë pas Racing Santander mesa duket do të vendoset vetëm në fund fare. Aktualisht ekipi më favorit për të siguruar vendin e dytë është Deportivo La Coruna, e cila ka një ndeshje më pak se rivalët e afërt. Ekipet e renditura nga vendi i tretë në vendin e gjashtë në fund të sezonit të rregullt,...