Egnatia kryeson kampionatin, çfarë paradoksi me ndeshjet direkte!

Egnatia kryeson kampionatin, çfarë paradoksi me ndeshjet direkte!

Egnatia arrin që edhe këtë javë ta ruajë me fanatizëm vendin e parë në renditje, edhe pse ndaj dy rivalëve direktë, siç janë Vllaznia dhe Elbasani, ka arritur të marrë vetëm një pikë. Një paradoks tashmë i njohur këtë sezon, ku rezultatet e mëdha mungojnë në përballjet direkte, por që, për aq kohë sa kampionët në fuqi qëndrojnë në krye, shumica e problematikave duken se zbehen. Duket si një histori e përsëritur shpesh këtë edicion: një nisje e vakët dhe vështirësi evidente ndaj rivalëve kryesorë. Megjithatë, Egnatia vazhdon të mbetet në majë, duke kompensuar pikët e humbura në ndeshjet e forta me rezultatet ndaj pjesës tjetër të kampionatit. Një ekuilibër delikat, por që deri më tani po funksionon. TRE FAZA, I NJËJTI START – Egnatia e...