Egjipti fiton me penallti ndaj ‘Kangurëve’, pret Argjentinën ose…Kepin
Në një ndeshje të dominuar në fushë, Egjipti me Marmush por dhe Salah jo në optimale, avancoi në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026. Në Dallas, Faraonët mposhtën Australinë 5-3 në penallti pas një barazimi 1-1 në kohën e rregullt, i vendosur nga goditjet me kokë të Ashour (13′) dhe Hani (një autogol në minutën e 55-të). Kangurët bënë një ndryshim në portë para gjuajtjeve të penalltive, por lëvizja nuk ia vlejti: gabimet e Souttar dhe Herrington, të lindur në vitin 2007, rezultuan fatale. Ndërkaq kjo është hera e dytë që afrikanët arrijnë në raundin e 16-të: tani ata përballen me Argjentinën ose Kepin e Gjelbër të cilët zbresin në fushë në orën 00:00./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al