Edon Zhegrova nuk është për t’u shitur/ Comolli: Jemi të lumtur me kontributin e tij
Shefi i Juventus-it, Damien Comolli ka folur së fundmi për të ardhmen e Edon Zhegrovës te bardhezinjtë, duke lënë të kuptohet se klubi vazhdon të besojë tek anësori i Kosovës, pavarësisht një sezoni të parë jo shumë bindës në Torino. Zhegrova nuk ka arritur ende të lërë gjurmë të mëdha me fanellën bardhezi dhe gjatë muajve të fundit është aluduar shpesh për një largim të mundshëm të tij në verë. Megjithatë, drejtuesi i Juventus-it ka hedhur poshtë këto spekulime, duke theksuar se lojtari vazhdon të ketë mbështetjen e klubit dhe të trajnerit. Duke folur për mediat italiane mbi situatën e përgjithshme te Juventus-i, Comolli u ndal veçanërisht te reprezentuesi i Kosovës. “Zgjodhëm ta transferojmë Zhegrovën sepse ai ka një aftësi shumë të qartë: mund të...
Burimi:
ntv.al