Edhe Shevchenko kundër Pirlos për marrëdhëniet me Rusinë: “E dënoj atë që bëri, më ka lënduar”

Edhe Shevchenko kundër Pirlos për marrëdhëniet me Rusinë: “E dënoj atë që bëri, më ka lënduar”

27 Korrik 2026 8:09 Alfred Lleshi Marrëdhënia e ngushtë mes Andriy Shevchenkos dhe Andrea Pirlos, e ndërtuar te Milani, është tronditur nga bashkëpunimi i këtij të fundit me kompaninë ruse të basteve “Fonbet”. Polemikat kanë vënë në dyshim edhe emërimin e Pirlos si trajner i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit nuk e fshehu zhgënjimin: “Kam folur drejtpërdrejt me shumë prej tyre dhe kam shprehur qartë kundërshtimin tim dhe qëndrimin e Ukrainës. E dënoj atë që kanë bërë. Ata e kuptojnë situatën, por megjithatë e morën këtë vendim. Ua kam shprehur hapur pakënaqësinë time dhe ata e dinë. Do të duhet të jetojnë me këtë, është zgjedhja e tyre”. Më pas shtoi: “Për momentin gjithçka është në pauzë, më ka lënduar”. Roli i...