Edhe Juventusi mendon për Stones, nisin kontaktet e para me agjentët e anglezit “falas”

Edhe Juventusi mendon për Stones, nisin kontaktet e para me agjentët e anglezit “falas”

27 Korrik 2026 8:39 Alfred Lleshi Pas Zeki Celik, Juventusi po shqyrton një tjetër transferim me parametër zero; John Stones. Kontrata e mbrojtësit qendror me Manchester City skadoi më 30 qershor dhe tashmë anglezi është i lirë të zgjedhë skuadrën e tij të ardhshme. Sipas mediave angleze, për Stones kanë shfaqur interes edhe Arsenali dhe Chelsea, por në orët e fundit bardhezinjtë kanë bërë hapa përpara, duke kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit të lindur në vitin 1994 për t’u informuar mbi kushtet financiare të operacionit. Për mbrojtësin ishte interesuar edhe Interi. Lojtari iu është propozuar disa herë zikaltërve, por për momentin drejtuesit e klubit milanez preferojnë Cristian Romeron si objektivin kryesor për repartin defensiv.