Edhe Holanda preket nga dëmtimet para Kupës së Botës, mbrojtësi i Arsenal largohet nga kombëtarja

Edhe Holanda preket nga dëmtimet para Kupës së Botës, mbrojtësi i Arsenal largohet nga kombëtarja

9 Qershor 2026 10:22 Telesport Një lajm i keq për trajnerin Ronald Koeman në prag të Botërorit. Një tendosje e bezdisshme në ijë do ta pengojë mbrojtësin holandez Jurrien Timber të marrë pjesë në Kupën e Botës me ekipin kombëtar. Lojtari i Arsenal është larguar dje nga kampi stërvitor i Holandës, aktualisht në Nju Jork, pas miqësores fituar 2-1 kundër Uzbekistan. Gjithsesi, në kombëtare do të vazhdojë të jetë vëllai i tij Quentin, një mesfushor i Marsejës. Në vend të tij, trajneri Ronald Koeman ka thirrur Lutsharel Geertruida, i cili ishte i huazuar te Sunderland nga Leipzig sezonin e kaluar. Kjo është mungesa e radhës që prek kombëtaren e tulipanëve. Holanda, tashmë pa Xavi Simons, Matthijs de Ligt dhe Stefan de Vrij, do të fillojë...