Dritës iu fikën dritat në Maltë, ndeshja që zgjati mbi 100 minuta u vendos në minutat e fundit

Dritës iu fikën dritat në Maltë, ndeshja që zgjati mbi 100 minuta u vendos në minutat e fundit

Drita ka luajtur ndeshjen e saj të parë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Kosovës janë përballur me Florianën në transfertë, nga ku janë larguar me një barazim 1-1. Një ndeshje jo normale për të dyja skuadrat, teksa u ndërpre disa herë. Në stadium i fikën dy herë dritat për shkak të problemeve me ernergjinë elektrike. Kjo bëri që gjyqtari të akordonte 13 minuta shtesë dhe që ndeshja të zgjaste mbi 100 minuta. Pikërisht në këtë hark kohor u zgjuan edhe ekipet. Balaj realizoi me parabël në minutën e 97, por në minutën e 102-të Drina barazoi sërish shifrat në ato përfundimtare 1-1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Prishtinë./Sport Ekspres/