Edhe Haaland konfirmon largimin e Silva: Më inteligjenti me të cilin kam luajtur ndonjëherë
Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City pas gjashtë titujve të Premier League dhe një titulli të Champions League të fituara gjatë nëntë sezoneve të tij me klubin. Ai do të largohet në fund të sezonit aktual kur dhe skadon kontrata e tij. Sulmuesi i City, Erling Haaland, duke komentuar këtë largim, tha: “Nëse më pyetni se në çfarë është vërtet i mirë, është pak e vështirë ta shpjegoj. Mënyra se si e kontrollon lojën, inteligjenca… ai është ndoshta lojtari më inteligjent me të cilin kam luajtur ndonjëherë”. “Mënyra se si e kontrollon lojën dhe gjithçka tjetër. Kur flet për karrierën e tij në City, nëntë vitet e fundit kanë qenë të çmendura. Ai ka fituar gjashtë tituj të Premier League, shikoni trofetë e...
Burimi:
telesport.al