“E vështirë të shikoj Kupën e Botës në TV pas triumfit në Premier dhe shansit për të fituar Champions”

“E vështirë të shikoj Kupën e Botës në TV pas triumfit në Premier dhe shansit për të fituar Champions”

28 Maj 2026 9:54 Telesport Riccardo Calafiori sapo festoi titullin e Premier League me Arsenal dhe po përgatitet për finalen e Champions League që “topçinjtë” do të luajnë të shtunën ndaj PSG. Por zhgënjimi për mungesën e Kupës së Botës me Italinë nuk është zbehur ende. “Ende më dhemb,” tha mbrojtësi italian për mediat përpara finales së 30 majit. “Mendoj se do të jetë e vështirë për mua të shikoj ndeshjet e Kupës së Botës ku luajnë shokët e mi të klubit. Pata një muaj të keq në mars, midis ekipit kombëtar dhe Arsenal”, tha Calafiori. “Nuk do të jem në gjendje ta shikoj Kupën e Botës, por ngushëlloj veten se fitova Premier League dhe mund të fitoj një tjetër trofe të madh”, deklaroi më...