E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
Profesor Artan Pogoni ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, pas një arresti kardiak gjate pushimeve në qytetin e Vlorës. Pogoni ka qenë një ndër personalitetet e sportit të volejbollit dhe jo vetëm. Ai ka shkëlqyer, si drejtues i lartë sporti, si trajner ka lënë gjurmë në volejbollin e femrave. Artan Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të shkencave të sportit, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv, metodologjisë së stërvitjes dhe edukimit fizik. Ai ishte autor i 12 publikimeve shkencore dhe dy teksteve universitare. Përtej karrierës akademike, Pogoni ishte i angazhuar drejtpërdrejt në sportin elitar. Ai ka qenë drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës. Emri i tij ishte i pranishëm edhe në debatet publike për problematikat e sportit shqiptar, ku shpesh ka ngritur shqetësime për mënyrën e...
Burimi:
vizionplus.tv