E treta e vërteta, Egnatia “spektakël” ndaj Petrocub dhe shkon për herë të parë në raundin e dytë kualifikues
Pas dy dështimeve rresht në dy vitet e fundit, duke mos u kualifikuar dot për në raundin e dytë kualifikues, Engatia sot ka thyer akullin dhe ka siguruar më në fund biletën për në raundin tjetër. Rrogozhinasit fituan 6-1 ndaj Petrocub në ndeshjen e kthimit, e para në Moldavi ishte mbyllur në barazim 1-1. Egnatia do të takohet në raundin e dytë me sllovenët e Celje. Egnatia e nisi vrullshëm takimin duke gjetur golin që në minutën e 2-të, ku pas një goditjeje këndi dhe devijimit të Soumaila Bakayoko, ishte Eneo Bitri i cili shtyu në fund topin në rrjetë. Në minutën e 30-të, Alessandro Albanese dyfishoi shifrat për rrogozhinasit, me një gol spektakolar pas një goditjeje fantastike nga distanca. Në minutën e 43-të, Egnatia...
Burimi:
telesport.al