E papritur në Portugali/ Trajneri përfundon në spital para ndeshjes

E papritur në Portugali/ Trajneri përfundon në spital para ndeshjes

Mëngjesi i djeshëm nuk ka qenë normal për Zhozë Murinjon. Trajneri portugez përfundoi në spital, ndërsa përpara ishte ndeshja e Benikës me Santa Klarën. Murinjo u zgjua me infeksion të rëndë në vesh. Për këtë ishte nevoja e ndërhyrjes mjekësore. Portugezi nuk qëndroi më tepër se një orë, ndërsa pas analizave mori disa ilaçe. Më pas u kthye në hotelin ku vazhdonte grumbullimi i skuadrës. Ndeshja me Santa Klarën u fitua 1 me 2 në transfertë. Benfika mban aktualisht vendin e tretë në renditje.