E papritur/ Ishte njeriu që e donte më shumë, tani edhe trajneri i Torinos e lëshon Kristjan Asllanin, fjalë të rënda për mesfushorin shqiptar
Kristjan Asllani është tema e momentit te Torino. Asllani erdhi si një prurje e madhe e këtij klubi dhe me një prezantim spektakolar, pasi po vinte nga Interi me pritshmëri të mëdha. Arsyeja se pse ky lojtar firmosi me Torinon ishte pikërisht presidenti i ekipit dhe trajneri Baroni që besonte shumë në cilësitë e mesfushorit tonë. Por në javën e fundit te Torino është ndërruar drejtori sportiv dhe një nga vendimet e tij të para ishte kthimi para kohe i Asllanit te Interi. Sipas tij, Asllani nuk luan dot në skemën 3-5-2 që përdor Torino dhe ka përdorur edhe Interi më para. Ndërkohë edhe trajneri Baroni duket se i ka pëlqyer ideja që Asllani të largohet nga ekipi dhe ka ndryshuar mendim për lojtarin tonë....
Burimi:
sportekspres.com