E PABESUESHME! Tottenham befasohet në shtesë dhe vazhdon “agjërimin” prej 15 javësh në PL (video)

E PABESUESHME! Tottenham befasohet në shtesë dhe vazhdon “agjërimin” prej 15 javësh në PL (video)

18 Prill 2026 20:31 Telesport Roberto De Zerbi ka marrë pikën e parë si trajner i Tottenham, pas dy ndeshjeve të para në krye të londinezëve. Tottenham ka barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Brighton, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Pedro Porro shënoi me kokë pas krosimit perfekt që mori nga Xavi Simons. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Brighton barazon shifrat me Kaoru Mitoma. Japonezi shënon me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas krosimit të Pascal Gross. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 77-të, pas një topi të humbur nga miqtë dhe asistit të Lucas Bergvall, ishte Xavi Simons që gjëti golin me një goditje fantastike nga kufijtë e zonës së...