E PABESUESHME! Japonia e pëson në frymën e fundit, Martinelli nderon Brazilin (video)

E PABESUESHME! Japonia e pëson në frymën e fundit, Martinelli nderon Brazilin (video)

Pas Kanadasë, Brazili është kombëtarja e dytë që kualifikohet për në 16 ekipet më të mira. Brazili vuajti shumë ndaj Jpaonisë, por në fund fitoi me shifrat 2-1. Rasti i parë i rrezikshëm në pjesën e parë ishte në minutën e 29-të, pikërisht aty ku u zhbllokua rezultati. Pas një topi të humbur nga Danilo në zonën e tij dhe një aksioni personal të Kaishu Sano, i cili dërgoi topin në portën e Alisson Becker me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për aziatikët. Brazili e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke barazuar shpejt shifrat 1-1. Pas një krosimi perfekt të Gabriel, ishte Casemiro i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e 56-të....