E pabesueshme/ Bodo Glimt eleminon Interin nga Champions League, rezultati final është 5-2

E pabesueshme/ Bodo Glimt eleminon Interin nga Champions League, rezultati final është 5-2

E pabesueshme! Kur u vendos shorti që Interi do të përballej me Bodo Glimt, askush nuk e besoi se Bodo Glimt do të kalonte më tej. Por rezultati final ishte akoma edhe më i çmendur në dukje, Bodo Glimt fitoi me rezultatin final 5-2. Pas fitores 3-1 në fushën e vet, Bodo Glimt e mundi Interin edhe në Itali, 1-2. Një ndeshje e dominuar nga zikaltërit, por në fund fituan norvegjezët. Pasi pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, menjëherë në pjesën e dytë Haugue shënoi golin e parë. Evjen dyfishoi në të 72, ndërsa Bastoni ngushtoi diferencat në 1-2 vetëm katêr minuta më vonë. /Sport Ekspres/