E ndiqte Real Madrid e Man. United, Tottenham bën “bingon” e radhës në merkato për 98 milionë euro

E ndiqte Real Madrid e Man. United, Tottenham bën “bingon” e radhës në merkato për 98 milionë euro

Tottenham është klubi më aktiv në merkato në Angli e jo vetëm. Pas vështirësisë që pati sezonin e kaluar, ku rrezikoi të përfundonte në Championship dhe shpëtoi vetëm javën e fundit, klubi londinez po bën ndryshime të mëdha me synimin madhor për të qenë një nga pesë ekipet më të mira në sezonin e ardhshëm. The Athletic zbulon transferimin më të fundit të Tottenham. Klubi londinez ka gjetur gjuhën e përbashkët me West Ham për transferimin e Mateus Fernandes për 85 milionë paundë (98 milionë euro). Mesfushori portugez shkëlqeu në sezonin e fundit në Premier League, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve ndaj tij, si Real Madrid, Manchester United etj, por Tottenham ka vepruar më shpejt se të tjerët. 21-vjeçari portugez do të jetë nën...