E mori Flamurtarin me 2 pikë, në Vlorë mbeten të zhgënjyer me rezultatet e Morieros
Françesko Moriero mori drejtimin e Flamurtarit në fillimin e muajit tetor dhe kishte kohë të përgatiste ndeshjen e parë në kampionat ndaj Partizanit, pasi asokohe ishin edhe ndeshjet e Kombëtares. Në ndihmë i erdhi edhe një ndeshje e lehtë në Kupë ndaj Kuçovës, të cilën Flamurtari e fitoi 5-0, por zhgënjimi ishte pikërisht ndaj Partizanit në kampionat, aty ku skuadra e Morieros e nisi me humbje. Në drejtimin e Morieros, kuqezinjtë kanë zhvilluar deri më tani 20 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës dhe numëron 6 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje të tjera. Nga këto 6 fitore, dy kanë qenë në Kupën e Shqipërisë për skuadrën kuqezi, konkretisht ndaj Kuçovës dhe Naftëtarit, ndeshje këto të fituara me lehtësi dhe me goleada me rezultatet 5-0 dhe...
Burimi:
gijotina.com