E mbani mend Douglas Costa? Braziliani largohet nga Chievo në Serie D dhe bashkohet me Balotellin

E mbani mend Douglas Costa? Braziliani largohet nga Chievo në Serie D dhe bashkohet me Balotellin

4 Korrik 2026 20:43 Telesport Aventura e Douglas Costa te Chievo në Serie D, ka zgjatur vetëm 6 muaj. Braziliani u transferua në janar si lojtar i lirë. Nuk ishte thjesht një transferim për qejf të themi, pasi anësori luajti 11 ndeshje për Chievon, duke kontribuar me një asist, por pa e ndimhuar dot të ngjitej në Serie C. Megjithatë, 35-vjeçari tani ka nënshkruar kontratën me Al Ittifaq, ku do të ribashkohet me mikun e tij të ngushtë, Mario Balotellin. Ishte pikërisht Balotelli ai që fillimisht ndihmoi në arritjen e marrëveshjes së brazilianit me Chievon në janar, duke vepruar si ndërmjetës me drejtorin Andrea Fulco. Kjo ndodh edhe sepse sipërmarrësi italian Pietro Laterza zotëron si Chievon ashtu edhe Al Ittifaq, në Dubai, kategoria e dytë....