E mbajtën në krahë si hero dhe pastaj festoi me yllin e muzikës botërore, Anis Mehmeti: Sikur ta dinit rrugëtimin…
Dita e shtunë ka qenë shumë e veçantë për Anis Mehmetin, pasi futbollisti i Kombëtares shqiptare më në fund ia doli në objektivin e tij për të siguruar ngjitjen me skuadrën e Ipsuiç në Premier Ligë pikërisht në javën e fundit të kampionatit. Mehmeti ishte protagonist te një nga golat e fitores ndaj QPR që siguruan ngjitjen matematikisht në elitë dhe festa pas atij suksesi ishte legjitime për të dhe gjithë ekipin. Tifozët hynë në fushë dhe mbajtën në krahë lojtarët si heronj. Festa nuk mbaroi aty, pasi në dhomat e zhveshjeve i priste një tjetër surprizë. Mes futbollistëve dhe stafit u shfaq këngëtari me famë botërore, Ed Sheran, i cili është tifoz i zjarrtë i Ipsuiç dhe dy vite më parë bleu aksione të...
Burimi:
sot.com.al