E konsideronin të larguar, mesfushori rinovon deri në vitin 2031 me Real Madrid, Mourinho miraton

E konsideronin të larguar, mesfushori rinovon deri në vitin 2031 me Real Madrid, Mourinho miraton

Aurélien Tchouameni ka rinovuar kontratën e tij me Real Madrid. Mesfushori francez, i cili aktualisht luan në Kupën e Botës me ekipin e tij kombëtar, do të jetë lojtar i Real Madrid deri në vitin 2031. Lajmi konfirmohet nga “Marca”. 26-vjeçari, i cili kishte një kontratë deri në vitin 2028, është bërë një anëtar kyç i mesfushës së “merengues”, që luan si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje. Ai ishte titullar me Ancelotti, Xabi Alonso dhe Arbeloa. Sezoni i vështirë i klubit madrilen dhe performanca zhgënjyese në ligë, përfshirë mosmarrëveshjen me Valverde, kishin hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e lojtarit në “Santiago Bernabeu”. Pavarësisht interesit të jashtëm dhe reputacionit të shkëlqyer që ai gëzon midis klubeve elitare të Evropës, Tchouaméni gjithmonë ka dashur të vazhdojë të...