E kërkonte edhe Inter, Juventus gjen portierin e ri. Arrihet marrëveshja mes palëve, mungon vetëm “ok” i klubit

E kërkonte edhe Inter, Juventus gjen portierin e ri. Arrihet marrëveshja mes palëve, mungon vetëm “ok” i klubit

10 Qershor 2026 16:34 Telesport Emiliano Martinez pritet të jetë portieri i ri i Juventusit, duke nisur nga kjo verë. Klubi bardhezi dhe portieri argjentinas kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre. 33-vjeçari ështëi hapur për një largim nga Aston Villa dhe të nisë një aventurë të re në Serie A. Martinez ka qenë edhe në lupën e Interit, si merkaton e kaluar edhe këtë verë, por Juventus ka vepruar më shpejt dhe ka arritur dakordësinë për kushtet personale me kampionin e botës. Tani ka mbetur pjesa më e vështirë, marrëveshja mes dy klubeve, Juventus dhe Aston Villa-s. Negociatat pritet të nisin javën e ardhshme. Në rasts e bien dakord, atëherë Martinez do të transferohet te Juventus, menjëherë pas përfundimit të Botërorit. Vlera në treg...