E kërkojnë edhe Al-Hilal me Monacon, Barcelona i ofron Milanit lojtarin e padëshiruar nga Flick
28 Qershor 2026 20:03 Telesport Marc Casado do të largohet me patjetër nga Barcelona këtë verë. Mesfushori difensiv nuk është në planet e Hansi Flicick, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm, për të hapur vendin e nevojshëm për nënshkrimet e reja dhe mbi të gjitha për të ulur faturën e pagave. Sipas Mundo Deportivo, për 22-vjeçarin ka interes konkret nga Monaco, Al-Hilal dhe Milan. Duke ditur që agjenti i lojtarit është Jorge Mendes, Barcelona i ka ofruar lojtarin e saj Milanit. Katalanasit pretendojnë 20-30 milionë euro për shitjen përfundimtare të lojtarit. Tani topi është në duart e drejtuesve të klubit kuqezi. Në rast se Milan nuk pranon, atëherë Barcelona do të nisë kontaktet me Monaco dhe Al-Hilal.
Burimi:
telesport.al