“E humbi kampionatin në mënyrë perfekte”, Alliu për Vllazninë: Nuk bëhej më mirë se kaq, festuan para kohe

“E humbi kampionatin në mënyrë perfekte”, Alliu për Vllazninë: Nuk bëhej më mirë se kaq, festuan para kohe

Vllaznia ka humbur një shans të artë për të fituar titullin kampion. Shkodranët mund të kënaqen thjeshtë duke u quajtur “kampion dimri” pasi e mbajtën titullin në duar për gjithë sezonin, por e humbën në Final Four. I ftuar në Mega Sport që transmetohet në “A2 CNN”, ish-futbollisti Ilir Alliu ka dhënë një koment pikant sa i përket këtij rasti. “Vllaznia e luajti Final Four 4 javë përpara në intervista, ikën nga fusha dhe vajti në media, kishte filluar të festonte. E humbi kampionatin në mënyrën më të organizuar të mundshme, e kanë bërë perfekte. Nuk mund ta humbisje kampionatin më mirë se kaq”, tha Alliu. /Sport Ekspres/?

TË FUNDIT

MË SHUMË