E FUNDIT/ Vllaznia përmbys rezultatin dhe sheh nga turi i dytë, derbi shqiptar prodhon gola spektakolarë në Europë
Vllaznia e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Europë. Shkodranët kanë mposhtur Malishevën me shifrat 2-1 dhe tani janë një hap më pranë kalimit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi nga Kosova zhbllokoi i pari shifrat në minutën e 4-t të takimit. Xhylani shënoi një gol nga goditja e këndit, duke mahnitur kështu të pranishmit në “Loro Boriçi”. Megjithatë, vendasit reaguan po në pjesën e parë të lojës. Në minutën e 37 Balaj lë topin në mënyrë inteligjente për Qaton, i cili në hyrje të zonës e dërgon topin në trekëndësh. Ndërkohë në minutën e 56, Emiljano Musta realizoi një perlë nga goditja e dënimit. Gjuajtja e tij e fuqishme përfundoi në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi...
Burimi:
sportekspres.com