E FUNDIT/ Rrahmani fiton derbin me Jasharin, Napoli kualifikohet në finale të Superkupës së Italisë

Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë. Të kaltrit kanë mposhtur sot Milanin me rezultatin 2-0. Ekipi i Kontes ka shënuar nga një gol në secilën pjesë të lojës. David Neresi zhbllokoi rezultatin në minutën e 39, ndërsa në minutën e 64-t Hojlundi vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Titullarë në këtë sfidë ishin edhe dy lojtarë shqiptarë. Me fanellën e kaltër qendronte në fushë Amir Rrahmani, ndërsa në kampin kuqezi Ardon Jashari e nisi lojën nga minuta e parë, për t’i lënë më pas vendin Modriçit në pjesën e dytë të takimit. Mbrëmjen e nesërme do të mësohet edhe finalisti i dytë i Superkupës së Italisë, i cili do të jetë fituesi i çiftit Inter-Bolonja./Sport Ekspres/