E duan shumë klube në Europë dhe jo vetëm, SHBA “bllokon” Pochettino-n
28 Qershor 2026 11:08 Telesport SHBA e mbylli në vend të parë në grupin D në Kupën e Botës, duke u kualifikuar pa probleme për në fazën pasardhëse me eliminim direkt, ku do të përballet me Bosnje Hercegovinën. Një meritë e madhe për paraqitjen e SHBA-së deri tani në këtë Botëror shkon për trajnerin Mauricio Pochettino. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara dëshiron të zgjasë kontratën e trajnerit argjentinas, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon pas Kupës së Botës 2026. Objektivi është që Pochettino të drejtojë SHBA-në deri në Kupën e Botës 2030. Në anën tjetër, për trajnerin argjentinas ka interes të madh edhe në nivel klubesh, nga ligat elitare në Europë dhe jo vetëm. Menjëherë pas përfundimit...
Burimi:
telesport.al